Faqja kryesore‎ > ‎

Takimi X Nderkombetar Shkup 28-30 gusht 2015

Instituti Alb-Shkenca (IASH) dëshiron t’ju informojë për aktivitetin e tij të ardhshëm shkencor:

Takimi i 10-t
ë Vjetor Ndërkombėtar i Institutit Alb-Shkenca, Shkup, Maqedoni, 28 – 30 gusht 2015, me titull bosht :

"Bashk
ëpunimi shkencor mbarëkombëtar në funksion të përparimit e të mirëkuptimit ndërkombëtar"

Bazuar mbi p
ërvojën 10-vjeçare e pas Takimit të suksesshme të vitit të kaluar në Prishtinë, duke ndjekur skemën e konsoliduar organizative të IASH, mes sesioneve 
paralele të 9 seksioneve të IASH, do të zhvillojë punimet edhe Seksioni i Shkencave Bio-Mjekesore.

Shum
ë  prej  jush e njohin tashmë  strukturën e punimeve të ketij Seksioni nga pjesemarrja direkte në to. Për ata kolegë që ende nuk kanë marrë pjesë në  një  nga 
Takimet tona, theksojmë shkurtimisht disa elementë organizative : seleksionimi i vëmendshëm në bazë të cilësisë i punimeve që do të pranohen, grupimi i punimeve 
sipas specialiteteve të ngjashme në seanca të përbashkëta, moderimi fleksibëqë parashikon pyetjet pas çdo punimi të paraqitur.

Mbi të gjitha,  qëllimi  kryesor  i çdo takimi  vjetor të  IASH-se  mbetet krijimi  i një hapësire  të dobishme dialogu mes intelektualeve shqiptare, ku të diskutohet dhe të shkëmbehet ekperienca personale, natyrshëm e përtej çdo formaliteti të tepërt.

Bashkengjitur do t
ë gjeni Thirrjen e Takimit dhe programin specifik të Konferences së Shkencave Bio-Mjekesore si pjesë e Takimit.
Në faqen zyrtare të internetit të takimeve të IASH (http://iash-takimet.org/tv2015/home/) do të gjeni informacione të përditësuara.

Me
 këtë rast, dëshirojme t’ju ftojmë të antarësoheni në Institutin Alb-Shkenca. Instituti Alb-Shkenca është nje institucion i ri në mentalitet dhe moshë, i cili dëshiron
t’u  japë zë dhe hapesirë intelektualeve shqiptare që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të përqëndruar potencialin intelektual shqiptar drejt rritjes së nivelit
të mendimit dhe veprimit të shoqërisë shqiptare.

Ju mir
ëpresim në Shkup dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin!

Seksioni i Shkencave Bio-Mjekėsore - Instituti Alb-Shkenca


P
ër më shumë informacion mbi Seksionin e Shkencave Bio-Mjekësore : http://alb-shkenca.org/index.php/seksionet/shkencat-e-mjekesise.html

Programi Mjekësia Shkup 2015 : Programi Mjekësia Shkup 2015

Thirrja e takimit : Thirrja e takimit