Faqja kryesore‎ > ‎

Tarifat e Shkollimit Viti Akademik 2017-2018

NJOFTIM

                                     

Mbështetur në nenin 37 të statutit të UT-së, në zbatim të VKM Nr.  638 , datë 22.07.2015  “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të
parë, në programet e studimeve jo universitare professional edhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë si dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik

2015-2016” pika 3,4,7,8, i ndryshuar si dhe në zbatim të shkresave të ardhura nga Rektorati I UT-së me Nr.4400/2 Prot, datë 20.01.2017, Nr.224/1 Prot, datë 25.01.2017, Vendimit Nr.6 datë

26.04.2017 të Senatit Akademik “ Për miratimin e disa rregullave lidhur me aplikimin e tarifave të shkollimit për programet e ciklit të pare dhe të dytë të studimeve për vitin akademik

2016-2017”, Vendimit të Bordit të Administrimit Nr.19 datë 14.07.2017”Për miratimin e tarifave të shkollimit për programet e ciklit të dytë për vitin akademik 2017-2018 dhe tarifat e

regjistrimit për programet e ciklit të pare dhe të dytë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 ju njoftojmë afatet në të cilat duhet të kryhen pagesat e tarifave të shkollimit si më poshtë:

 

1.      Studentët e Ciklit të Parë do të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit nga data 10 janar-30 mars 2018.


2.      Studentët e Ciklit të Dytë do të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit me 2 këste

   Kësti i parë do të kryhet  nga data 10 janar -30 mars 2018

   Kësti i dytë do të kryhet nga data 16 prill-01 qershor 2018


3.     Studentët e programeve të studimit të Ciklit të Parë të cilësuar përsëritës sipas Rregullores së Universitetit të Tiranës, paguajnë tarifën 

       për kredit të lëndëve përsëritëse,  por jo më shumë se tarifa vjetore e shkollimit.


4.     Studentët e programeve të ciklit të dytë të cilësuar përsëritës sipas Rregullores së Universitetit të Tiranës paguajnë tarifën për kredit 

       të lëndëve përsëritëse(pa përfshirë kreditet e diplomës), kur janë mbi kohëzgjatjen normale të programit të studimit por jo më shumë se tarifa vjetore e shkollimit.

 

5.      Studentët nuk do të pengohen për tu rregjistruar në sezonin e provimeve të semestrit të parë.


Për të tërhequr faturën e shkollimit për Ciklin e Parë programi i studimit bachelor kliko : KETU


Për të tërhequr faturën e shkollimit për Ciklin e Dytë, programi i studimit Master i Shkencave  kliko : KETU


Për të tërhequr faturën e shkollimit për Ciklin e Dytë, programi i studimit Master Profesional kliko : KETU