Faqja kryesore‎ > ‎

Temporary Rivers

Prof. Manuela Morais, nga Universiteti i Evora, Portugali, do te mbaje nje leksion te hapur ne Departamentin e Biologjise te enjten e ardheshme, date 6 shkurt 2020, ora 11:00, tek salla e Keshillit te Profesoreve. Tema e leksionit eshte: "Temporary rivers: Ecological consideration for an integrated management"/Lumenjtë e përkohshëm: Konsiderata Ekologjike për një menazhim të integruar".

Prof. Morais eshte biologe qe punon  ne fushen e ekologjise ujore ,me fakus zoobentosin e ujerave te embla. Nder te tjera, ajo eshte e perfshire ne studimin e krahasuar ekologjik te lumenjve te perkohshem midis Portugalise dhe vendeve mesdhetare, kohet e fundit duke perfshire edhe Shqiperine. Ky bashkepunim perfshin edhe realizimin e nje teme diplome ne Master Biologji Mjedisi me udheheqje te perbashket ne Departamentin e Biologjise dhe trajnimin e studenteve prane Universitetit te Evora, Portugali.

Ftohen te interesuarut te marin pjese ne kete leksion te hapur, te organizuar nga Departamenti i Biologjise!