Faqja kryesore‎ > ‎

Udhezim per organizimin e sesionit e provimeve.


PËR ORGANIZIMIN E SESIONIT TË PROVIMEVE


Në zbatim të Rregullores së Universitetit të Tiranës, neni 46 paragrafi i tretë, nenit 47, 48, 49 për organizimin e sesionit të provimeve për çdo vit akademik,

UDHËZOJ

1.      Të zbatohet orari i zhvillimit të provimeve sipas sallës dhe orarit të shpallur. Teza e provimit duhet të jetë e firmosur nga titullari i lëndës dhe përgjegjësi i departamentit, një kopje të depozitohet në departament.

2.      Në tezën e provimit duhet të pasqyrohet data, ora e shpalljes së rezultateve si dhe data, ora e rishikimit te provimit.

3.      Rezultatet e provimit shpallen brenda 5 ditëve, duke plotësuar procesverbalin  on line. Rishikimi i provimit bëhet brenda 24 orëve. Brenda dy ditëve titullari i lëndës mund të ndryshojë vlerësimin e provimit pas rishqyrtimit. Pas këtij afati titullari i lëndës nuk ka akses për ndryshimin e process-verbalit on linë. Rezultatet e provimit për secilin student paraqiten menjëherë tek profile i studentit.

4.      Në përfundim të sezonit të provimeve Dega Mësimore autorizohet në printimin e procesverbaleve. Sekretaret e departamenteve duhet të marrin me firmë të gjitha procesverbalet (e firmosur dhe vulosur) dhe ato duhet të firmosen nga komisioni i provimit.

5.      Brenda ditës sekretarja e departamentit duhet të dorëzojë në Degën Mësimore procesverbalet e firmosura nga komisioni i provimit.

6.      Lëndët që në planin mësimor janë parashikuar me vlerësim të vazhduar (VLV), duhet që nga titullari, procesverbali  on line të plotësohet brenda javës së fundit të mësimit.

7.      Fletoret e provimeve të studentëve të ruhen deri në sesionin e rregullt pasardhës të provimeve.

8.      Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Zv/Dekani për kurrikulat e Ciklit I dhe Ciklit II (Për anën Mësimore), Përgjegjësat e Departamenteve dhe Dega Mësimore.

9.      Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë