Njoftim mbi aplikimet per transferim studimesh

Mbi aplikimet për transferim studimesh në vite të ndërmjetme, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2013-2014

Universiteti i Tiranës bazuar në Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 35;  në Statutin dhe Rregulloren e UT-së, ofron mundësi transferimi studimesh midis programeve të të njejtit cikël, si dhe nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë.

Aplikantët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me Universitetet përkatëse, ku dëshirojnë të aplikojnë për transferim studimesh, pa qenë e nevojshme leja nga strukturat e UT-së.

 

Për informacion të detajuar: http://www.unitir.edu.al

Comments