NJOFTIM PËR STUDENTËT E INTERESUAR PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI

Bazuar në Udhëzimin Nr. 28, datë 19.08.2015, kandidatët e interesuar për Program të dytë studimi aplikojnë pranë  sekretarisë mësimore nga data 31 Gusht deri më 11 Shtator 2015. 


Aplikanti nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi. Për të aplikuar, studenti duhet të ketë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj dhe të disponojë 


diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë. Aplikanti që duhet të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

 

     a.  Kërkesa drejtuar IAL-se publike per programin e studimit, ne te cilin aplikon per program te dytë studimi;


b.  Kopje e noterizuar e diplomes se studimeve universitare te kryera me pare, per te njejtin nivel dhe lloj programi studimi, te shoqeruar me suplementin e diplomes;


c.  Vertetim te listes se notave dhe krediteve te fituara per cdo lende dhe detyrim te shlyer, i cili do te sherbeje per ekuivalentimin e notave te lendeve te programit te 

     studimit te ndjekur (nëse kerkohet njohja e provimeve te shlyera dhe/ose e krediteve perkatese);


d.  Kopje te noterizuar te diplomes se Matures Shteterore se bashku me certifikaten e notave, ose te nje deftese/diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar te 

     barasvlershme me te ne Shqiperi dhe te njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati qe ka perfunduar shkollen e mesme ne Republiken e Shqiperise   

     perpara vitit 2011, te dorezoje fotokopje te noterizuar te defteses se pjekurise te shkolles se mesme. Ne mungese te diplomes se Matures Shteterore apo defteses se 

     pjekurise sc shkolles se mesme duhet te paraqese, respektivisht, vertetim notash të Maturës Shteterore te leshuar nga AKP, ose dublikate të defteses se pjekurise te

     Ieshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore perkatese, ose listen e notave te shkolles se mesme te 

     leshuar nga Arkivi i Shtetit;


e. Fotokopje e dokumentit te identifikimit (karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte);


     f . Pagesen e tarifes se regjistrimit prej 3,000 leke (paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare për llogari të IAL ose në bankat e nivelit të dytë)


     g. Dy fotografi personale.

 

 Kandidatët të Cilët do të rezultojnë fitues do të publikohen në faqen Web të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,www.arsimi.gov.al në datën 29 shtator 2015.

 

 Regjistrimi i fituesve do të bëhet pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke filluar nga data 29 shtator deri më 5 tetor 2015. 

Comments