NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E MODULEVE PËR TRAJNIMIN E MËSUESVE

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të Certifikatave të Akreditimit nr. CA019 dhe CA050, dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, është agjenci trajnuese për zhvillimin e disa moduleve për trajnimin e mësuesve në fusha të ndryshme.


Zhvillimi i këtyre moduleve do të bëhet në periudhën 07 Nëntor 2015 - 15 Dhjetor 2015 sipas grafikut bashkëngjitur.


Tarifa për regjistrimin e mësuesve në këto module do të jetë 1000 lekë/kredit.


Regjistrimi i mësuesve do të kryhet pranë departamentit deri në datën 6 Nëntor 2015 ku personat e interesuar do të paraqesin:


  • Vërtetimin nga institucioni ku punojnë (në rast se janë të punësuar)
  • Fotokopjen e diplomës Master i Shkencave në Mësuesi ose ekuivalente me të.
  • Fotokopjen e liçensës së mësuesit (përjashtuar rastet e përcaktuara në nenin 9, pika 4, të Ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”)
  • Mandatin e pagesës për modulin që do ndjekin. (formularin e pagesës do ta tërheqin pranë zyrës së informacionit në fakultet)
Për të shkarkuar grafikun e zhvillimit te moduleve kliko : KETU
Comments