PROCEDURAT E PRANIMIT DHE TE REGJISTRIMIT NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE

PROCEDURAT E PRANIMIT DHE TE REGJISTRIMIT NË CIKLIN E PARË TË

STUDIMEVE, ME KOHË TË PLOTË, NE INSTITUCIONET PUBLIKE TË

ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2015-2016

 

Kandidati fitues në listat paraprake, ndjek procedurën e regjistrimit online në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore, sipas proçedurës së mëposhtme:

1-     Regjistrimi online kryhet në cilindo kompjuter që ka akses interneti, nga data 04 shtator 2015 deri në orën 24:00 të datës 09 shtator 2015, për të bërë zgjedhjen

a-     Të konfirmojë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurimin;

b-     Të vazhdojnë konkurimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online.

 

Regjistrimi online pranë sekretarisë mësimore bëhet nga data 04 shtator 2015 deri më datë 09 shtator 2015, nga ora 08:00, deri në orën 18:00.


Kandidati i cili paraqitet pranë sekretarisë duhet të jetë personalisht dhe të paraqesë dokument origjinal identifikimi (kopja mbahet në sekretari).

 

 

KUJDES: Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak (on-line ose në sekretarinë mësimore) brenda datave të caktuara, për çfarëdolloj arsye, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit.

 

 

Lista përfundimtare e fituesve shpallet nga AKP-ja brenda datës 14 shtator 2015 dhe regjistrimi do tw kryhet nga data 15 Shtator deri më 19 Shtator 2015.

Comments