Proçedurat për pranimin dhe regjistrimin e kandidatëve nga Trojet

Proçedurat për pranimin dhe regjistrimin e kandidatëve nga Trojet, në Ciklin e Parë të Studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara dhe të Studimeve të Ciklit Dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2013 -2014

 

Në mbështetje të Udhëzimit me nr. 35 të datës 05.08.2013 të dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, udhëzohen të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të aplikojnë individualisht direkt pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) publikë, (pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës), nga data 02-20 Shtator 2013.

 

Në momentin e aplikimit kandidati duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

a-      Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë, dhe/ose në gjuhën shqipe, të diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka përfunduar shkollën;

b-     Dokument identikimi (kopje e kartës së identitetit, pasaportës);

c-      2 fotografi

d-     Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, në llogari të institucionit të arsimit të lartë përkatës.

 

Kandidatët të Cilët do të rezultojnë fitues do të publikohen pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke filluar nga data 1 Tetor 2013.

 

Kandidatët fitues duhet të regjistrohen pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave nga data 1- 8 Tetor 2013 duke dorëzuar dokumentacionin origjinal.