Projekte‎ > ‎

Biomarkerët e Toksicitetit Qelizor- Metoda në studimet Ekofiziologjike

Titulli projektit: “Biomarkerët e Toksicitetit Qelizor- Metoda në studimet Ekofiziologjike”

 

Drejtuesit e projektit: Valbona Aliko & Caterina Faggio

 

Kohezgjatja: 15-17 Prill 2019 (3 dite)

 

Financuesi/t: (FSHN-certifikatat)

 

Pershkrimi i shkurter i projektit

 

Toksiciteti qelizor është një drejtim i ri i kërkimit shkencor me zbatim në mjedis dhe mjeksi, i cili ka të bëjë me studimin e ndikimit të përbërjeve kimike dhe preparateve farmaceutikë në shëndetin qelizor. Për përcaktimin e aftësisë mbijetuese të qelizave apo apoptozës së mundshme, po zhvillohen gjithnjë e mëshumë, një numër i madh metodash lehtësisht të zbatueshme, të shpejta dhe të besueshme (NRRT, RDV, Trypan Blu) që përdorin qelizat e izoluara nga indet e kafshëve të tilla si qelizat e gjendrave tretëse, qelizat e kuqe të gjakut apo hepatocitet. Këto metoda gjejnë zbatime të shumta si në përcaktimin e kimikateve të mundshëm toksikë, provave të toksicitetit të barnave të ndryshëm, si edhe kërkimin e përbërjevetëndryshme me fuqi anti-kancerogjene.

Ky workshop synon të sjellë së bashku studentë të bachelor-it, masterit apo doktoraturës, të pasionuar ndaj kërkimit shkencor dhe të pajisur me dëshirën e vullnetin për të thelluar njohuritë e tyre në lidhje me strategjitë e ndryshme të përshtatjes së qelizave shtazore ndaj stresit toksik dhe përcaktimit të biomarkerëve të ndryshëm specifikë citotoksikë. Workshop-i ka për qëllim gjithashtu të nxisë një bashkëpunim të frytshëm midis brezave të studentëve premtues dhe të talentuar si dhe të ndihmojë kërkuesit e rinj në integrimin e tyre në komunitetin shkencor ndërkombëtar.

Ky aktivitet do të shërbejë si një nismë e mirë për të krijuar rrjetin e studentëve të talentuar në kërkimin shkencor, cka do të shërbejë si një bërthamë e rëndësishme për realizimin e projekteve të ndryshëm kërkimorë në bashkëpunim edhe me universitete apo institute kërkimorë ndërkombëtarë.

 

 

Objektivat e projektit dhe rezultatet e pritshme:


· Të sjellë së bashku studentët e rinj të pasionuar në kërkimin shkencor dhe stafin akademik (të huaj dhe vendas) me qëllim aftësimin në metoda bashkëkohore në studimin e citotoksicitetit qelizor dhe biomarkerëve të tij.

· Tu ofrojë studentëve një mundësi për të mësuar, zbatuar dhe diskutuar në mënyrë kritike rezultatet eksperimentale, në një mjedis intelektual miqësor dhe inkurajues.

· Aftësimi praktik i studentëve me metodat e studimit të toksicitetit qelizor.

· Krijimi i rrjetit të parë të kërkuesve të rinj në fushën e Ekofiziologjisë

 

Programi i projektit (Workshop-it)

 

 

DITA 1           15 Prill 2019

 

·         Leksionihyrës: Qelizat shtazore si model i studimit të toksicitetit qelizor

·         Punë laboratorike:

 

v  Izolimi i qelizave gjendërore nga peshku

v  Prova e Trypan-it blu,  

v  Prova NRRT 

·         Prezantime të studentëve

 

 

DITA 2           16Prill 2019

 

·         Leksioni hyrës: Eriptoza dhe Autofagia

 

v  Hemoliza në eritrocitet e bretkosave

v  RDV eritrocitet e bretkosave

 

·         Prezantimetëstudentëve

 

 

DITA 3           17 Prill 2019

10:00 - 10.10 Fjala e hapjes nga Përgjegjësi i Departamentit, Prof. Mirela Lika

10.10 - 11.00  Prezantimi “Cell toxicity biomarkers and their applications. Prof. Caterina Faggio, Universiteti i Mesinës, Itali

11.00-11.30 Pushim Kafe

11.30-12.00 Shpërndarja e Certifikatave

12.30-13.00 Konkluzionet dhe Perspektivat

Dy ditët e para të  Workshopit u  realizuan në  Laboratorin e Fiziologjisë  Shtazore & Ekofiziologjisë , Godina A, Kati IV, Dhoma 409.

Dita e tretë  u realizua në  Sallën e Këshillit të  Profesorëve, Godina B, Kati I