Projekte‎ > ‎

Dita e ADN-se - Konkursi i Eseve 2019

Titulli i Projektit: Dita e ADN-së -  Konkursi i Eseve 2019

Afati: Mars - Maj 2019   (Kohëzgjatja në muaj:    3 muaj)

Financim: FSHN

Sponsorizimi: Almedical Shpk.

 

Permbledhje e shkurtuar e projektit:

Struktura e spiralit të dyfishtë të ADN-së u zbulua rreth gjashtëdhjetë vjet më parë! Dita e ADN-së, më 25 prill, tani është përkujtuar ndërkombëtarisht si një festë e Gjenetikës dhe premtimet e saj për të ardhmen.

Për herë të parë, Departamenti i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, organizoi një konkurs të Esesë  së Ditës së ADN-së me pjesëmarrje nga nxënës të shkollave të mesme  dhe Studentë.

Konkursi i eseve është menduar si një mjet për të mësuar dhe një mjet për të promovuar njohuritë e gjenetikës në vendin tonë. Gjithashtu ky konkurs synon të sfidojë studentët për të shqyrtuar, pyetur dhe reflektuar mbi rëndësinë dhe implikimet shoqërore të hulumtimit gjenetik dhe aplikimeve të saj. Esetë pritet të përmbajnë argumente thelbësore dhe të arsyeshme që tregojnë një thellësi kuptimi të çështjeve të trajtuara nga tema e zgjedhur e eseve.

 

Objektivat e projektit dhe rezultatet e pritshme:

Njësitë organizuese të këtij projekti e iniciojnë këtë Seminar shkencor për disa arsye:

·         Inicijimi i një faze të re në promovimin e Degës Biologji në shkollat e mesme me qëllim rekrutimin e studentëve cilësorë për këtë fushë të shkencës që ndryshon me hapa të shpejtë.

·         Shpërndarjen e një guide të FSHN për promovimin e kurrikulave të Ciklit I (Biologji) me qëllim nxitjen e aplikimeve nga gjimnazistët për studime pranë departamentit tonë.

·         Angazhimin e studentëve të dëgës Biologji në hulumtimin dhe qasjet e reja në fushën e Gjenetikës, për të qënë konkurues me bashkëmoshatarët e tyre në Europë e më gjerë.

·         Informimi i opinionit publik me informacion koherent mbi inxhinierinë gjenetike, gjenetikën molekulare dhe aplikimet e saj, shkollimin universitar e pasuniversitar në këtë fushë në vëndin tonë e më gjerë.

·         Krijimi i mundesise kryesisht për studentët dhe kërkuesit e rinj të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.

·         Anëtarësimin dhe angazhimin edhe në të ardhmen në aktivitetet që do ta pasojnë këtë event të parë.

 

Me 11 maj 2019, u krye ceremonia e ndarjes se cmimeve te konkursit per Diten e ADN, me nxenes gjimnazist nga Tirana e studente nga FShN.

Cmimet per nxenesit e gjimnazeve:


Vendi I: Pamela Mera - T. Ozal


Vendi II: Bjorn Celiku-Protagonistet
              Rea Losha- I. Qemali


Vendi III: Nina Ahmetaj- Q. Stafa
               Kejsi Mustafaj- Protagonistet


Cmimet per studentet:

Vendi I student: Ina Marku, Biologji, FShN

Te pranishem:

Rektori UT-Prof. Mynyr Koni,

Dekani FSHN-Prof. Spiro Drushku,

Pergjegjese e Departamenti Biologji-Prof. Mirela Lika (Cekani),

Organizatorja-Dr. Merita Xhetani,

Drejtor teknik i Almedical shpk- Nadiel Cadri (sponsor).

 

Linku i faqes se internetit: https://sites.google.com/fshn.edu.al/dita-e-adn-s-konkursi-i-eseve-/home