Projekte‎ > ‎

Konferenca e Tretë Ndërkombëtare e Bioteknologjisë së Aplikuar

Titulli i Projektit: Konferenca e Tretë Ndërkombëtare e Bioteknologjisë së Aplikuar

(3rd International Conference on Applied Biotechnology – 3rd ICAB)

Kohëzgjatja: Prill – Nëntor 2018

Financuesit: FSHN, UT dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Linku i projektit: https://sites.google.com/a/fshn.edu.al/icab/

Në linkun më lart gjeni thirrjet, qëllimin, objektivat, programin e detajuar etj.

Përshkrimi i projektit: Më 23–24 nëntor 2018, u mbajt në Tiranë Konferenca e Tretë Ndërkombëtare e Bioteknologjisë së Aplikuar, aktiviteti i organizuar nga departamenti i Bioteknologjisë, FSHN, UT, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Shoqatën ‘PSEDA-ILIRIA” dhe me mbështetjen e EBTNA (Europian Biotechnology Thematic Netëork Association).

Kjo Konferencë, që përkon dhe me 10-vjetorin e themelimit të Departamentit të Bioteknologjisë, u zhvillua në vijim të dy konferencave të mëparshme:

- “2nd International Conference on Applied Biotechnology” – ICAB, 2014;

- “Biotechnological Developments”, 2011 (Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë);

Kjo konferencë sjell një platformë të re për të diskutuar dhe ndarë çdo risi në biooteknologji. Qëllimi i kësaj konference është promovimi dhe shpërndarja e informacioneve, eksperiencave dhe ideve midis kërkuesve shkencorë, akademikëve, studentëve përfaqësuesve të industrisë dhe profesionistëve të tjerë të fushës së bioteknologjisë. Ky aktivitet ofroi një mundësi të shkëlqyer institucioneve shkencore, shoqatave, sektorëve privatë etj.

Fushat kërkimore të konferencës ishin gjithëpërfshirëse dhe të grupuara në 5 drejtime kryesore:

- Bioteknologji Mjedisore;

- Bioteknologji Agro-Bujqësore;

- Bioteknologji Mjekësore;

- Bioteknologji Ushqimore;

- Edukimi në Bioteknologji;

Vlen të theksohet që Seksioni ‘Bioteknologji Mjekësore’ u akreditua me 9 kredite nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV).

Në këtë konferencë u paraqitën mbi 110 referime shkencore në fusha të ndryshme të bioteknologjisë dhe me mbi 350 pjesëmarrës. Referimet Shkencore ishin të një niveli të lartë duke vënë theksin mbi problematikat dhe sfidat e së ardhmes në drejtime të ndryshme të bioteknologjisë. Vlerë e shtuar e konferencës ishte pjesëmarrja e kërkuesve shkencorë nga vende të ndryshme të botës si: Turqia, Bullgaria, Egjipti, Irlanda dhe Sllovenia. Një pjesëmarrje të gjerë kishte dhe nga kërkues shkencorë nga Kosova e Maqedonia dhe nga të gjitha Universitetet publike në nivel kombëtar.

Përveç referimeve shkencore, në programin e konferencës përfshiheshin dhe 2 aktivitete në terren:

- Shtim i hapësirave të gjelbra në kryeqytet, ku departamenti i Bioteknologjisë kontriboi me blerjen e një numri simbolik pemësh duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për këtë qëllim;

- Vizitë në një sektor privat për të trajtuar një shembull të agro-turizmit duke promovuar ushqimin organic tradicional dhe proceset bioteknologjike të prodhimit të verës nga kultivarë autoktonë hardhie me interes.

Prezantimet e kësaj conference janë botuar në Book of Abstracts me ISBN 978–9928–237–33–0, 116 fq.

Artikujt e plotë janë botuar në Proceedings Book me ISBN 978-9928-237-36-1, 451 fq.