Projekte‎ > ‎

KShBM / ACBE 2018

Konferenca Shqiptare e Biologjisë & Mjedisit / Albanian Conference of Biology and Environment (KShBM /ACBE 2018), u mbajt në Universitetin e Prishtinës në 28-29 Shtator 2018, përfshirë dhe një Ekskursion në Malet e Sharrit në 30 Shtator 2018.

Konferenca u organizua nga Universiteti i Prishtinës, i Tiranës dhe i Tetovës. Ajo u mbështet finciarisht nga Universiteti i Prishtinës, i Tiranës dhe i Tetovës, dhe nga ERAMED, VITECH sh.p.k.  dhe Dreni Pharm N.Sh., Veternik, Prishtinë. Universiteti i Tiranës mbështeti konkretisht udhëtimin e pjesëmarrësve nga Shqipëria, me dy aautobuza, të cilët ishin në dispozicion në të gjitha ditët e Konferencës, 28-30 Shtataor 2018

Qëllimi i Konferencës       

Qëllimi i Konferencës ishte për të mbledhur bashkë shkencëtarët nga rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar punët e tyre dhe për të nxitur bashkëpunimin në fushat përkatëse. Kjo jo vetëm në frymën e fuqizimit të shkencave biologjike në rajon, në fushat themelore, apo në ato praktike, por dhe për më shumë ndërgjegjësim se sëbashku mund të ecim më mirë, dhe më larg. Kjo Konferencë u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve institucionale të nënshkruara mes Universitetit të Tiranës me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës.

Në Konferencë morën pjesë gjithsej 130 pjesëmarrës nga të tre vendet dhe gjetkë, ku mbi 90 pjesëmarrës ishin nga Shqipëria, kryesisht nga FShN (punonjës dhe studentë). Në Konferencë u paraqitën 94 punime, me mbi 200 autorë dhe bashkëautorë gjithsej. Këto punime mbulojnë shumë fusha të rëndësishme të biologjisë së ruajtjes dhe ekologjisë, cilësisë së mjedisit, biologjisë molekulare, bioteknologjisë, biomjekësisë, shëndetit dhe sigurisë ushqimore, si dhe edukimit biologjik. Libri i abstrakteve në shqip dhe anglisht, si dhe lista e plotë e autorëve dhe bashkëautorëve, dhe një galeri me foto gjendet ne faqen e FShN:

 

http://kshbm.fshn.edu.al/kontakt