Titulli i projektit: KSNTEK 2017
Kohëzgjatja : 2 muaj
Data: 17-18 Nëntor 2017, Tiranë
Financues: FSHN (Fondi i shkencës)

Pershkrimi i shkurter i projektit:
Në kuadrin e aktiviteteve dhe veprimtarive të organizuara me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në bashkëpunim me Institucione Partnere, organizoi në Tiranë më 17-18 Nëntor 2017, Konferencën e Shkencave te Natyrës dhe Teknologjisë (KSNTEK 2017). Në këtë aktivitet u paraqitën 157 punime shkencore nga stafi akademik, bashkëpunëtorët shkencorë, studentët e doktoraturave, etj. Në këtë aktivitet u paraqitën 116 prezantime dhe 41 postera në fusha të ndryshme të shkencës, si:
· Biologji e ruajtjes dhe biodiversiteti
· Teknologji dhe mikrobiologji ushqimore, shkencat e të ushqyerit
· Akuakultura
· Teknologji industriale dhe teknologjite e trajtimit te mbetjeve
· Inxhinieria e proceseve industriale dhe mjedisore
· Stresi mjedisor, vlerësimi i ndikimit në gjallesa
· Modifikimi gjenetik, aplikimet dhe diagnostika
· Biologji molekulare dhe shkenca biomjekësore
· Fizike teorike dhe llogaritëse
· Biofizikë dhe fizikë mjekësore
· Strukturë materialesh
· Aplikime të analizës kimike në kontrollin dhe parandalimin e ndotjeve në mjedis dhe në produktet ushqimore
· Elektrokimia, proceset e korrozionit, sensorët dhe biosensorët
· Kimia fizike dhe dukuritë sipërfaqësore
· Shkencat e edukimit
· Algjebër dhe gjeometri
· Analizë funksionale, ekuacione diferenciale
· Probabilitet dhe statistikë
· Analizë numerike dhe optimizim
· Sistemet inteligjente dhe teknologjitë e reja; qeverisja elektronike
· Sistemet dhe aplikimet E-Health
· Sistemet dhe aplikimet E-Commerce dhe E-Business
· Aplikimi i informatikës në shkencat e natyrës |
|