Projekti:

"Krijimi i Laboratoreve virtuale për lëndët Fizikë, Kimi dhe 
Biologji në Fakultetin e Shkencave Natyrore"

Në kuadrin e këtij projekti, të financuar nga Agjensia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), u konfigurua një HTTP server dhe një faqe provizore e site-it www.fshn.edu.al, që mund të aksesohet jo vetëm nga çdo kompjuter i rrjetit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por edhe nga çdo kompjuter në Internet. Në këtë server janë instaluar laboratoret virtuale, që mund të shkarkohen apo të ekzekutohen nga padagogë e studentë. Shpresojmë që këto laboratore të ndihmojnë pedagogët për të përmirësuar e pasuruar mësimdhënien kryesisht në kurse të niveli të parë të Fizikës, Kimisë, Biologjisë. Por, më shumë shpresojmë që këto laboratore të ndihmojnë studentët në përvehtësimin e kurseve të Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë. 

Laboratoret virtuale janë në formë demonstrimesh ose eksperimentesh që studenti kryen në kompjuter, duke futur të dhëna e duke marrë rezultate në mënyrë të ngjashme si në laboratoret reale. Në shumicën e rasteve ato janë simulime apo animime të thjeshta dukurish apo eksperimentesh. Ato u japin mundësi përdoruesve që jo vetëm të vëzhgojë këto dukuri apo eksperimente, por edhe të kryejë ndonjë matje apo të ndryshojë rezultatin e ndonjë matjeje dhe të regjistrojë rezultate. Shpesh këto rezultate paraqiten grafikisht, ose llogariten nga programe që përdoruesi nuk i sheh, por mund të marrë rezultatin e këtyre llogaritjeve. Në disa punë laboratori janë dhënë edhe detyra për studentin, që mund të pasurohen nga përdorues-pedagogë.

Shumica e laboratorëve virtuale (me përjashtim të pak rasteve nga Fizika) janë adoptime të laboratoreve virtuale të publikuara në site-e të ndryshme në Internet, kryesisht nga site-e të Universiteteve të njohur. 

Laboratoret virtuale janë realizuar në mënyra e platforma të ndryshme. Shumica e tyre janë përgatitur në formën e Applet-eve, me anë të programimit në gjuhën Java dhe ekzekutohen nga Brauzerat e Internetit (Mozilla Firefox, Internet Explorer, etj.). Ekzekutimi i tyre, kërkon që brauzeri të jetë i aftë për të interpretuar Javascript. Nëse brauzeri juaj nuk është i aftë, mjafton të shkarkoni nga interneti: Java (TM) Web Start plug-in dhe ta ekzekutoni për ta bërë brauzerin të aftë. Shpesh, qoftë programi Java i kompiluar, qoftë skedarët me vizatime, animime, me tekste shpjegues etj., përmbahen në një skedar të komprimuar (skedari .jar), i cili mund të shkarkohet apo ekzekutohet nga brauzerat e Internetit. Një grup i madh demonstrimesh janë përgatitur në formën e animimeve duke përdorur aplikimin Adobe Flash Professional. Në këtë rast, ekzekutimi i animimit nëpërmjet beauzerit të Internetit, kërkon që në kompjuterin e përdoruesit të jetë i instaluar Adobe Flash Player, i cili shkarkohet falas nga Interneti dhe instalohet në kompjuter lehtësisht. Për përdoruesiit e seksionit të biologjisë gjithashtu do të jete e nevojshme shkarkimi dhe instalimi i Apple Quick Time për të bërë të mundur zhvillimin korrekt të ushtrimeve të përgatitura. 
         
Çdo laborator virtual është i pajisur me sqarime mbi përdorimin ose brenda vetë faqes ku ekzekutohet animimi/applet-i, ose në një faqe tjetër. Më poshtë jepet lista e eksperimenteve/laboratorëve virtuale. Mjafton të klikoni mbi titujt që të hapet dritarja e eksperimentit/laboratorit përkatës.

Janë të mirëpritura vërejtjet dhe sugjerimet në adresën: bejo.duka@unitir.edu.al






Email - Stafi Pedagogjik

Klikoni për të hyrë në postën tuaj elektronike
@fshn.edu.al

Email - Studentët

Klikoni për të hyrë në postën tuaj elektronike
@fshnstudent.info

Laboratore Virtuale

Fizikë
Kimi
Biologji