Projekte‎ > ‎

Organizimi i EuroBiotech School in Medical Biotechnology-2019


Titulli i Projektit: Organizimi i EuroBiotech School in Medical Biotechnology-2019


Kohëzgjatja: 8 muaj Prill – Nëntor 2019

Financuesit: FSHN, UT

Përshkrimi i projektit: Sot dhjetë vite nga themelimi, Departamenti është angazhuar me përkushtim në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në përputhje më kërkesat e legjislacionit në fuqi. Veprimtaria mësimore filloi me hartimin dhe realizimin e suksesshëm të programeve BSH në Bioteknologji, MSH në Bioteknologji Molekulare & Industriale, MP në Bioteknologji Mjedisore dhe Programit të Doktoraturave në Bioteknologji Bimore, të gjitha programe që u hartuan dhe zbatohen për herë të parë në vendin tonë nga viti 2008 e në vazhdim.
Pavarësisht aritjeve të rëndësishme gjatë periudhës së egzistencës së tij, mbeten një sërë drejtimesh të rëndësishme për tu zhviluar e përmirësuar në të ardhmen e afërt dhe të largët, ndër të cilat ndërkombëtarizimi i diplomave të ofruara nga departamenti dhe intensifikimi i bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare.
Prej disa vitesh departamenti aderon në Rrjetin Europian të Bioteknologjisë (EBTNA), i cili ofron mundësinë e organizimit në bashkëpunim të programeve (shkollave) të trajnimit me tematika të Bioteknologjisë së avancuar. Ky projekt synon orgaizimin për herë të parë të një Shkolle Trajnimi në Bioteknologji Mjeksore me pjesëmarrjen e lektorëve të shquar nga disa universitete Europiane që janë pjesë e rrjetit të EBTNA.
Përmes këtij organizimi ne synojmë ndërkombëtarizimin e veprimtarisë së departamentit të bioteknologjisë, ofrimin e një mundësie shtesë për studentët për të pasur një çertifikatë ndërkombëtare të njohur nga gjithë universitetet pjesëmarrëse në trajnim, dhe krijimin gradual të një kurrikule që mund të shërbejë për të ngritur një program të ri masteri të njohur në mënyrë multilaterale nga gjithë universitetet pjesëmarrëse.

A. Objektivat e projektit dhe rezultatet e pritshme:

A. Organizimi i Training School in Medical Biotechnology

B. Planifikimi i veprimtarive të të ardhmes së afërt dhe afat-mesme, me referencë organizimin në vijimësi të Training Schools në Bioteknologji, dhe hartimin e një programi të ri MSH në bashkëpunim me universitetet europiane.


Delegacion i profesoratit të huaj.


Nr.

Emri

Profesioni dhe kategoria e pagës


1.

Prof.Dr. Munis Dundar

President i EBTNA


2.

Prof.Dr. Gary Hanahen

Universiteti Dublinit, Irlandë


3.

Prof.Dr. Donald Martin

Universiteti Grenoble Alpes, Francë


4.

Prof.Dr. Mateo Bertelli

MAGI Group, Itali


5.

Prof.Dr. Robert Marks

Ben-Gurion University, Izrael


6.

Prof.Tomasso Beccari

Universiteti i Perugias, Itali