Projekte‎ > ‎

Pregatitja dhe aktivizimi i nanomaterialitilmenit si dhe vlerësimi i efikasitetit në përdorimin e tij për pastrimin e tokave të ndotura nga metalet e rëndë

Titulli i projektit

Pregatitja dhe aktivizimi i nanomaterialitilmenit si dhe vlerësimi i efikasitetit në përdorimin e tij për pastrimin e tokave të ndotura nga metalet e rëndë”.

Kohezgjatja: 24 muaj

Financuesi: AKKSHI

Pershkrim i shkurtuar i projektit:

Përmbajtja e metaleve të rënda në toka në nivele të  larta, toksike, ndikon veçanërisht në biotën e tokës, bimët, burimet ujore dhe njerëzit. Vendet e ndotura nga HM ​​janë të vështira për t'u rehabilituar, punohet shumë për teknologji të përshtatshme dhe efektive për të zgjidhur detyrën me kosto më të ulët. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Italinë dhe Shqipërinë, kuaktivitetet e minierave, më shumë se dyqind vjet industrializim dhe bujqësia intensive për të mbështetur rritjen e popullsisë, kanë kontribuar në rritjen e nivelit të metaleve të rënda toksike në toka.

Teknikat e rehabilitimit tradicional të tokave nga metalet e rënda janë nxjerrja e tyre nga mjediset e ndotura ose/dhe imobilizimi për të përjashtuar mundësinë e shpërndarjessë tyre nëmjedis. Bazuar në sipërfaqen e lartë dhe aktivitetin e nanomaterialeve si lidhës, studimet e kohëve të fundit janë përqëndruar kryesisht në përdorimin e tyre me sukses në pastrimin e ujërave nga ndotësit organikë dhe MR dhe shumë pak studime janë bërë për aplikimin e tyre në tokat e ndotura me MR. Në rastin e tokave përdorimi i nanomaterialeve me veti magnetike do të kishte nje avantazh të madh pasi lejon ndarjen e materialit që fikson MR me mënyra shumë të thjeshta pa qënë nevoja e përdorimit të ekstraktuesve të rrezikshëm të cilët më tej duhet tëtrajtohen si ujëra të ndotur.

Kyprojekt propozim parashikon të studjojë në shkallë laboratorike reabilitimin e tokës së ndotur nga disa MR duke përdorur material inlmenit në trajtë nanogrimcash. Do të studjohen dhe optimizohen kushtet e trajtimit të tokave pak të ndotura dhe me nivel më të lartë të ndotjes me metoda të thata dhe të njoma.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i metodave inovative për përmirësimin e cilësisë së tokave të ndotura nga metalet e rëndë, kryesisht nëpërmjet përdorimit të nanomaterialeve me bazë ilmenite. Do të studjohen vetive e nanomaterialit në lidhje me efikasitetin adsorbues ndaj metaleve të rënda (sipas granulometrisë dhe përbërjes kimike). Studimi do të fokusohet edhe në optimizimin e kushteve të proceseve të trajtimit të tokave për arritjen e efikasitetit maksimal në riaftësimin e tyre, Gjithashtu projekti synon edhe në shkëmbimin e eksperiencave teorike dhe praktike midis dy grupeve kërkimore Shqipëri – Itali; trajnimin e studenteve dhe kërkuesve të rinj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar të cilët mund të vazhdojnë kërkimin shkencor në këtë fushë studimi si dhe transferimin e njohurive në fushën e nanoteknologjisë dhe proceseve të riaftësimit të tokave.

Nga zhvillimi këtij projekti ndërkombëtar si përfitim kryesor synojmë zgjerimin e bashkëpunimit me grupe kërkimore shkencore partnere si dhe rritjen dhe fuqizim e kapaciteteve të kërkuesve shqiptar në fushën e përmirësimit të cilësisë se mjedisit. Gjithashtu synohet hartimi procedurave dhe teknikave inovative në fushën e ruajtjes së mjedisit nëpërmjet përgatitjes dhe karakterizimit të nanomaterialeveilmenite natyrore. Zhvillimi me sukses i këtij projekti do të na lejonte pjesëmarrjen në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe botimin e arritjeve në këtë fushë.