Muzeu i Shkencave Natyrore Muzeu Shkencave Natyrore, aty ku natyra prek realitetin, është i vetmi i llojit të tij në vendin tonë. I ngritur në 1948, me një histori ekxemplarësh që nga viti 1900, ai përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore. Vetëm duke vizituar 7 pavionët e tij të larmishëm, ju mund të niheni në një kohë të shkurtër me kafshët dhe bimët. Këtu do gjeni punën, mundin dhe dashurinë për natyrën të specialistëve më të mirë Shiptarë, të cilët me durim vit pas viti kanë arrtiur që të mbledhin dhe ekspozojnë mbi 3000 eksponantë vëndas dhe të huaj, dhe mijëra përfaqësues në fondin shkencor të larmishëm. Pavionet janë vendosur në mënyrë të tillë që tregojnë drejtimin e evolucionit të botës së gjallë. ![]() Çfarë do të shikoni Invertebrorët ujorë, 693 individë në 488 specie, përfaqësohen me format më të shumëllojshme të knidarëve, sfungjerëve, yjeve te detit, molusqeve, etj, gastropodëve. Ketu do të gjeni sfungjerë të mëdhenjë, guaskat gjigande dhe të tjera lloje ekzotike që vijnë që nga Oqeani Indian i largët dhe detërat tropikalë. Kandrat, me numërin më më madh 12 individë në 217 specie. Përfaqësojnë klasën me 2/3 e gjithë faunës, dhe të tërheqin me larminë e tyre të formave dhe ngjyrave të shumëllojshme të fluturave. Pilivesat, murgeshat, karkalecat, brumbujt, foletë e bletëve dhe sidomos fluturat e ditës janë përfaqësuesit më të spikatur të tyre. Do gjeni edhe shumë specie dëmtuese të kulturave bujqësore dhe frutore. Peshqit, 167 indivië në 157 specie të detrave dhe liqeneve janë të gjithë këtu, me forma nga më të ndryshmet; peshku shpatë, elektrik apo fluturues do ju sjellin në një botë nënujore. Speciet janë bentoniket e fundit te detrave, grabitqarë si peshkaqeni, peshq të liqeneve si korani endemik, apo migratorë si ngjalat apo troftat, si dhe exemplarin me te rralle te deteve tona “Peshkun Mbret”. Amfibët, grup interesant që përfaqson kalimin e rëndësishëm të vertebrorëve të parë nga jetesa në ujë në atë në tokë. Janë 15 specie, që nga salamandrat misterioze, thithlopat, dhe bretkosat e mirënjohura. Reptilët, 37 speciet e vendit do keni mundësi ti shikoni tek ne. Për herë të parë do keni përballë jush, në të njtën kohë, gjarpërinjtë e ujit, shigjetën e hollë, gjarpërin me zile, bollën si dhe gjarpërin e verbër tepër interesant, apo nepërkën helmuese. Do shikoni nga afër, breshkat e zakonshme të tokës, si dhe ekxepmplarë 1m te breshkave të uji që si keni parë kurrë më parë. Shpendët, 380 individët në 224 specie të mbretërve të ajërit janë të ekspozuar në dy salla të mëdha. Këtu janë përfaqësues më pamje që do ju magjepësin që nga kanarinat, palloi shumëngjurësh, shqiponja e malit, dhe nje cift të pelikanit kacurel të Karavastasë. Gjitarët, mbretërit e sterësë janë 52 individë në 44 lloje duke përfaqësuar individët më të spikatur të kësaj klase. Në pavionin e tyre do shikoni nga afër dhe pa frikë ujkun, cakallin, dhelprën apo macen e egër. Këtu ndodhen dhe majmunë të Afrikës dhe Amerikës së jugut, brejtës te vegjël, dhe po ashtu drerin e pyjeve apo delfinin fisnik të detrave. Skeleti gjigand dhe mahnitës i një balene nuk mund ti mungojë këtij muezumi në natyrës. |
|


