Regjistrimi në provimet e sezonit te veçantë

Studentët e ciklit të parë të degës së Biologjisë, si edhe studentët e Masterit të Shkencave Mësues i Biologjisë, Biologji Mjedisi apo Biologji Molekulare mund të regjistrohen në provimet e sezonit të veçantë edhe duke plotësuar formularët e mëposhtem nëpërmjet internetit.

Përpara se të keni mundësi të plotësoni formularin, ju duhet të keni hapur më parë adresën tuaj @fshnstudent.info. Për të hyrë në postën tuaj elektronike, klikoni këtu

Nëse nuk e keni hapur kurrë llogarinë, lexoni më parë udhëzuesin për të hyrë në adresën e postës elektronike.

Vetëm pasi të keni hapur postën tuaj, mund të plotësoni formularin për regjistrimin në provimet e sezonit te veçantë.
Klikoni mbi formularin përkatës për tu regjistruar.

KUJTESË ! 
Formularët nuk do të shfaqen në rast se nuk jeni futur më parë në adresën tuaj emri.mbiemri@fshnstudent.info 
Për të pasur të drejta për të plotësuar formularin, është e domosdoshme të keni hapur postën tuaj elektronike.


Shënim:
Nëse përsëri keni vështirësi, ju mund të regjistroheni edhe pranë departamentit përkatës.