Shkolla Verore në Fakulteti i Shkencave të Natyrës

MBI REALIZIMIN E SHKOLLËS VERORE NË FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

 UNIVERSITETI I TIRANËS 

13-24 Korrik 2015

 

Në kuadër të Rrjetit ‘’Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve’’ dhe të Projektit të DAAD të miratuar për vitin 2015 ‘’Rindërtimi Akademik i Evropës Juglindore’’ me ID: 

57175715 në periudhën 13-24 Korrik 2015 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u zhvillua shkolla verore me temë ‘’Materialet e avancuar, aplikimet dhe karakterizimet e 

tyre” në periudhën 13 deri 24 Korrik 2015.


 

Në  këtë shkollë  verore  morën  pjesë  gjithsej  25  studentë  nga  universitetet partnere të  Rrjetit

ndërballkanik  
të  universiteteve shqipfolëse,  respektivisht  katër  studentë  Universiteti i Prishtinës

Kosovë, katër studentë 
Universiteti Shtetëror  i Tetovës Maqedoni, katër  studentë nga  Universiteti

i  Vlorës ,  katër studentë nga 
Universiteti  i Elbasanit,   katër studentë  nga  Fakulteti  i  Shkencave  

të  Natyrës   Universiteti i Tiranës  dhe  
pesë studentë   nga   Fakulteti i Inxhinjerisë  Mekanike  dhe

Fakulteti i Inxhinjerisë 
Matematike e Inxhinjerisë Fizike të Universitetit Politeknik të Tiranës.



HISTORIKU DHE AKTIVITETET E RRJETIT “SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE”








Impaktet pozitive të projekteve të DAAD në kuadër rë Rrjetit “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve” janë:

        Është realizuar një bashkëpunim i ngushtë dhe shkëmbim experience shumë i frytshëm ndërmjet pedagogëve të universiteteve shqiptare së pari midis tyre dhe së       dyti midis universiteteve shqiptare me universitetet e Prishtinës dhe të Tetovës


•    Është realizuar një bashkëpunim shumë efektiv dhe i dobishëm midis pedagogëve shqiptarë dhe lektorëve gjermanë në fushën e shkencës dhe teknologjisë        
   së materialeve.


   Është realizuar një ngritje e nivelit të  dipllomave të studentëve, të temave  të masterit dhe të  doktoraturave  të  pedagogëve nëpërmjet qëndrimeve të tyre  në    
  Institutin  e  Materialeve  dhe  në Institutin e  Qelq Qeramikës dhe Materialeve të ndërtimit në TU Bergakademie të Freibergut dhe Universitetinn e Shkencave të
  Aplikuara në Mittëeida për realizimin e eksperimentimeve laboratorike, për grumbullim literature, për udhëheqje dhe konsultime nga ana e profesorëve gjermanë.


   Dy departamentet e Fizikës dhe Kimisë Industriale dhe Mjedisore realizuan hapjen e një Programi Mastër të Nivelit të Dytë për Shkencë Materialesh në vitin 2009.

  (Me ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë tashmëështë mbyllur)


  Janë pasuruar laboratorete karakterizimit të strukturës dhe vetive të materialeve me paisje, software dhe literature në FSHN; laboratoret në Universitetin e
  Prishtinës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Universitetin e Elbasanitdhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.

  

Antarët e bordit të rrjetit për FSHN UT


Prof. Dr. Teuta Dilo

Prof. As. Dr. Jozefita Marku


Vlerësojmë maksimalisht dhe ndihmën e Dekanatit dhe administratës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës për kushtet e krijuara për

zhvillimin shumë normal të shkollës 
verore në mjediset e fakultetit tonë.

Comments