HISTORIKU DHE AKTIVITETET E RRJETIT “SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE”

Më 9 Nëntor 2005 në Universitetin Shtetëror të Tetovës u themelua një Rrjet bashkëpunimi I universiteteve shqipfolës të rajonit të Ballkanit në fushën „Shkenca dhe teknologjia e materialeve“. Rrjeti është zgjeruar dhe sot ka këta antarë:

Universiteti Teknik Bergakademie Freiberg (UTBF)

University I Shkencave të Aplikuara Mittweida Rosswein (UShA)

Universiteti i Prishtinës (UP)

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)

Universiteti Shtetëror i Tetovës (UShTe)

Universiteti i Vlorës (UV)

Universiteti i Elbasanit (UE)

Universiteti i Tiranës (UT)

LVQ-WP Werkstoffpruefung GmbH (LVQ) me Seli në Muelheim/Ruhr Gjermani.

Laboratori i materialeve të ndërtimit KIBE 1 me seli në Durrës.

 

Rrjeti drejtohet nga një bord me antarëspecialistë nga fusha e materialeve nga të gjithë partnerët dhe konkretisht: Prof. Dr. Ing. Thomas Bier (UTBF- coordinator), Prof.Dr. Ing. Peter Hübner (UShA- coordinator), Prof. As. Dr Naim Syla (UP), Prof. As. Dr. Dervish Elezi (UPT), Dr. Adhurim Hoxha (UPT), Prof. Dr. Teuta Dilo (UT), Prof. As. Dr. Jozefita Marku (UT), Prof. As. Dr. Mira Shehu (UV), Prof. Dr. Bashkim Ziberi (UShTe), Dr. Altin Gjevori (UE), MSc. Rezarta Qemallaj (Kibe 1). Bordi I rrjetit çdo vit harton projekte dhe aplikon pranë DAAD për financime. Bordi diskuton dhe merr vendime për të gjitha aktivitetet e përbashkëta që zhvillohen në kuadër të projekteve të DAAD.

 

Aktivitetet e Rrjetit janë zhvilluar si më poshtë:

1.    Simpoziume “Materialet dhe Përdorimi i tyre”

2.    Shkolla verore dy javore,

3.    Leksione të lektorëve gjermanë në Universitete të ndryshme shqipfolëse të rajonit të Ballkanit,

4.    Workshope të bordit drejtues të rrjetit,

5.    Qëndrime të studentëve nga vendet e rajonit të Ballkanit në Gjermani (Freiberg dhe Mittweida) për punimin eksperimental tëtezës së diplomës dhe së masterit.

6.      Qëndrime studimore të mësimdhënësve universitarë dhe punonjësve të rinj shkencorë Gjermani (Freiberg dhe Mittweida),

7.    Qëndrime studimore të mësimdhënësve universitarë të regjistruar në programet e doktoraturave të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës për zhvillime eksperimentesh,

8.    Sigurimi i pajisjeve, librave dhe softëareve,

9.    Hartime të materialeve mësimore didaktike (skriptave) në gjuhën shqipe.

 

Realizimet e aktiviteteve të mësipërme ndër vite janë si më poshtë:

 

1.      Simpoziume “Materialet dhe Përdorimi i tyre” janë organizuar dhe zhvilluar:

      Në vitin 2002 në Universitetin Politeknik Tiranë,

      Në vitin 2003 në Universitetin e Prishtinës,

      Në vitin 2004 në Universitetin e Vlorës,

      Në vitin 2005 në Universitetin e Tetovës

      Në vitin 2006 në Universitetin Politeknik Tiranë.

     Në 2012 në Universitetin e Prishtinës u organizua Simpoziumi ku referuan të gjithë studentët që kanë zhvilluar eksperimentet e temave të diplomave dhe të           masterave në TU Bergakademie Freiberg.


Në të gjitha simpoziumet kanë referuar profesorë gjermanë dhe studiues shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas nga të gjithë universitetet shqipfolëse mbi punën 

e tyre shkencore në fushën e shkencës dhe të teknologjisë së materialeve.

              2. Shkollat veroreme gjithsej 25 studentë pjesëmarrës janë organizuar dhe zhvilluar në universitetet e rajonit të Ballkanit si më poshtë:

      Në Prishtinë në shtator 2005

      Në Elbasan në korrik 2006

      Në Strugë në  gusht 2007

      Në Vlorë në korrik 2008

      Në Tiranë (në FSHN-UT) në korrik 2009

      Në Prishtinë (FSHN) në korrik 2010

      Në Tetovë shtator 2011 

      Në Tiranë (FIM-UPT) gusht-shtator 2012

      Në Vlorë korrik 2013

      Në Elbasan korrik 2014

      Në Tiranë (në FSHN-UT) në korrik 2015

Shkollat verore me tematika të larmishme kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe në ngritjen e nivelit të njohurive të marrura mbi programin tonë mësimor.

Ato kanë kontribuar dhe në krijimin e lidhjeve miqësore midis studentëve të trojeve shqipfolëse, në njohjen e territoreve dhe të trashëgimisë kulturore të vendeve tona, nëpërmjet dhe aktivitete të tjera.

             3. Leksione të lektorëve gjermanëjanë zhvilluar një herë në vit në të gjitha universitetet pjesëmarrëse. Në të gjitha ciklet e leksioneve të zhvilluara nga lektorët                            gjermanë në Universitetin Politeknik Tiranë, në Universitetin e Tetovës kanë marrë pjesë studentë të FSHN, ndërsa studentë të Universitetit Politeknik marrin pjesë në leksionet që zhvillohen në
             Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

                4.Workshope të bordit drejtues të rrjetit


Janë diskutuar problemet e rritjes së cilësisë së mësimdhënies në shkencën e materialeve. Janë diskutuar dhe hartuar planete aktiviteteve për çdo vit si dhe propozimet për aplikime në projektet e DAAD.


              5. Qëndrime të studentëve në Freiberg Gjermani për punimin eksperimental të temës së diplomës.

Nga të gjitha universitetet pjesëmarrëse në rrjet janë dërguar studentët më të mirë të interesuar për kërkime në fushën e shkencës dhe tëknologjisë së materialeve. Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës që nga viti 2006 deri në 2012 janë dërguar gjashtë studentë me nga katër muaj kohë qëndrimi, ndërsa nga 2013 deri 2015janë dërguar tre studentë me nga tre muaj kohë qëndrimi në Institutin e Materialeve dhe në Institutin e Qelq-Qeramikë dhe Materiale Ndërtimore. Studentët e degëve të fizikës dhe të Kimisë Induatriale dhe ndërtimore kanë realizuar eksperimentet në laboratoret e këtyre instituteve nën mbikqyrjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer të profesorave gjermanë..


               6.  Janë siguruar disa pajisje, libra dhe software për laboratoret e karakterizimit të materialeve në departamentin e fizikës dhe në departamentin e kimisë industriale dhe mjedisore të fakultetit të                                  Shkencave të Natyrës Universiteti i Tiranës si dhe për laboratoret e universiteteve të Prishtinës, të Universitetit Politeknik Tiranë, universitetit të Elbasanit, Universitetit shtetëror të Tetovës.


              7. Hartime të materialeve mësimore didaktike në gjuhën shqipejanë realizuar nga antarët e bordit përfaqësues të çdo universiteti për fushën e materialeve dhe karakterizimit të tyre për përdorim nga                         studentët e të gjithë universiteteve pjesëmarrëse. Bazë për këto skripta kanë qënë leksionet e mbajtura nga lektorët gjermanë të ftuar nga të gjithë universitetet e rrjetit.


              8. Ndihmë për studentët doktorantë shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas të rregjistruar në shkollat e doktoraturës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës; Fakultetit të Inxhinjerisë                 Mekanike dhe Fakultetit të Inxhinjerisë Matematike e Inxhinjerisë Fizike të Universitetit Politeknik Tiranëme financimet e projekteve të DAAD duke ju mundësuaratyreqysh prej dy vitësh realizimin e                       shumë eksperimenteve nëGjermani në Freiberg dhe në Mittweida.

Comments