Lektoret dhe shkolla verore

Lektorët dhe temat e shkollës verore ishin si më poshtë:


-Prof. Dr. Teuta Dilo nga FSHN, UT, ‘’Karakterizimi me difraksion me rreze X i materialeve‘’, 3 orë leksion.

-Prof. As. Dr. Jozefita Marku nga FSHN, UT, Doktorante Erjola Reufi ‘’ Betoni dhe llaci i armuar me fibra’’, 3 orë leksion.

-Dr. Eldi Lico nga FSHN, UT ‘’Biomaterialet, përdorimi, studimi i strukturës dhe vetive, si dhe proceset e prodhimit të tyre’’, 3 orë leksion.

-Dr. Adhurim Hoxha nga FIMIF, UPT ‘’Nanomaterialet dhe përdorimet e tyre pjesa I’’, 3 orë leksion.

-Dr. Altin Gjevori nga FIMIF, UPT ‘’Nanomaterialet dhe përdorimet e tyre pjesa II’’, 3 orë leksion.

-Msc. Rezarta Qemalla nga laboratori i materialeve të ndërtimit KIBE 1 ‘’Llaçet për muratura dhe suva. Zgjedhja, aplikimi dhe mbrojtja e strukturave’’ si dhe 

 ‘’Teste    laboratorike’’, 6 orë leksion dhe praktikë.

-Prof. As. Dr. Dervish Elezi nga FIM, UPT ‘’Materialet e Avancuar – Hyrje. Çeliqet e avancuar”, 3 orë leksion.

-Prof. As. Dr. Emil Lamani nga FIM, UPT ‘‘Materialet kompozite’’, 3 orë leksion.

-Prof. Dr. Hans Seifert, nga Karlsruhe Institute of Technology - Gjermani ‘’Aspekte termodinamike të materialeve të baterive’’ 3 orë leksion.

-Prof. Dr. Ing Peter Hübner nga Hochschule Mittweida - Gjermani “Bazat e mekanikës së thyerjes’’ dhe Zbatime – në materiale hekuri dhe qeramike’’, 6 orë leksion.

Prof. Dr. Ing Thomas Bier nga TU Bergakademie Freiberg - Gjermani ‘’Betonet me performancë të lartë për inxhinjerinë civile“; “Materialet funksionalë me bazë çimentoje 

në ndërtim, inxhinjerinë mekanike dhe elektronikë’’ dhe “Shkrimi akademik”, 9 orë leksion.

Në ceremoninë e hapjes së shkollës verore përshëndeti në emër të Dekanatit të FSHN zv. Dekane Prof. Dr. Majlinda Vasjari, e cila u uroi mirëseardhjen gjithë studentëve 

nga universitetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit dhe në emër të bordit të rrjetit “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve” Prof. Dr. Teuta Dilo foli mbi historikun e rrjetit 

dhe të aktiviteteve të mbështetura financiarisht nga projektet e DAAD.


Shkolla verore kishte një program të ngjeshur me 6 orë leksion në ditë: 3 orë para dite dhe 3 orë pasdite. Studentëve ju jepeshin paraprakisht të printuara leksionet dhe 

gjatë zhvillimit të leksioneve kishte një pjesëmarrje aktive me pyetje dhe përgjigje. Leksionet ishin të një niveli të lartë teorik, me tematika bashkëkohore mbi programin 

mësimor të zhvilluar me studentët gjatë vitit akademik, me gërshetim të aspekteve teorike me aplikimet praktike në fushën e shkencës dhe të teknologjisë së materialeve. 

Një ditë e plotë u harxhua në Laboratorin e testimit të materialeve të ndërtimit KIBE 1 duke parë dhe realizuar edhe teste laboratorike. Përveç materialeve të printuara për 

përdorim ditor, studentëve dhe gjithë stafit të lektorëve ju dhanë me CD ose on-line të gjitha materialet didaktike të zhvilluara në shkollën verore.


Ditën e shtunë datë 18 korrik me të gjithë pjesëmarrësit e shkollës verore në kuadër të aktiviteteve social kulturore u organizua një eskursion nëpër Tiranë dhe në Krujë 

duke vizituar Muzeun historik të Skënderbeut, Muzeun Etnografik, pazarin karakteristik të Krujës si dhe panoramën shumë të bukur të vrojtuar nga ky pozicion. Ky 

eskursion la shumë mbresa tek të gjithë studendët dhe sidomos tek studentët nga Kosova dhe Maqedonia. Në datën 23 Korrik me pjesëmarrësit e shkollës verore u 

organizuanjë darkë përcjellëse me muzikë folk dhe moderne. Këto aktivitete luajnë një rol të madh në krijimin e lidhjeve më miqësore midis studentëve nga të gjitha 

trevat shqipfolëse midis tyre si dhe me lektorët.

Pas mbarimit të leksioneve u zhvillua nje seancë konsultimesh dhe provimi me shkrim. Teza e provimit përmbante 20 pyetje nga të gjithë leksionet e zhvilluara. Komisioni i 

korrigjimit përbëhej nga dy profesorat gjermane dhe tre shqiptarë nga tre fakultete të ndryshme.

Nga vlerësimet e provimeve u rendit në vendin e parë, duke u shpallur dhe fituese e çmimit special të shkollës verore, studentja e masterit shkencor 1 të kimisë industriale 

dhe mjedisore Vasiola Zhaka. Gjithashtu si Universitet i Tiranës ne u renditëm në vendin e parë duke u ndarë vetëm me një pikë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili 

zuri vendin e dytë. Në fund të shkollës verore studentëve ju dha një çertifikatë për pjesëmarrjen dhe realizimin me sukses të provimit. Volumi i leksioneve dhe i praktikave 

është ekuivalent me tre kredite në sistemin ECT.

Kjo është shkolla e njëmbëdhjetë verore që organizohet në kuadër të projekteve të DAAD ‘’Rindërtimi Akademik i Evropës Juglindore’’ të filluara që në vitin 2005. 

Dy shkolla verore janë organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në vitin 2009 dhe 2015. Nga gjithsej 11 shkolla verore të organizuara pesë 

herë vendin e parë e kanë zënë studentët e degëve të fizikës dhe të kimisë të fakultetit tonë, respektivisht në Universitetin e Prishtinës në 2005, në Universitetin e Vlorës 

në 2008, në FSHN Universiteti i Tiranës në 2009, në FIM Universiteti Politeknik Tiranë 2012 dhe në FSHN Universiteti i Tiranës në 2015.

Në datën 24 Korrik 2015 u zhvillua ceremonia e mbylljes dhe e ndarjes së çertifikatave ku përshëndeti zv. Dekan Prof. As. Dr. Endri Xhina dhe Prof. Dr. Thomas Bier 

koordinatori I Rrjetit dhe i projektit të DAAD. Nga tëdy përshëndetësit u vlerësuan realizimi me sukses të plotëi kësaj shkolle verore, përpjekjet e studentëve për 

përvehtësimin sa më të mirë të materialeve teorike dhe praktike të servirura nga lektorët, disiplina shumëe mirë gjatë realizimit të saj dhe kushtet e krijuara për 

mbarëvajtjen e saj.

Vlerësojmë maksimalisht dhe ndihmën e Dekanatit dhe administratës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës për kushtet e krijuara për zhvillimin shumë normal të shkollës 

verore në mjediset e fakultetit tonë.

Comments