Seminar me studentët e mësuesisë në degën e biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë:
„Standartet e edukimit, orientimi drejt kompetencave, konceptet bazë dhe kontekste në mësimin e lëndës së biologjisë.“
Ø Struktura e seminarit
1. Prezantim teorik (rreth 120 minuta me pushim) çështjet që do të trajtohen janë:
- Nga koncepti Input drejt konceptit Output; - Kompetencat në përgjithësi dhe katër fushat e kompetencave nëlëndën e biologjisë; - Rëndësia e koncepteve bazë në lëndën e biologjisë; - Rëndësia e konteksteve; - Qëllimi final: „Formimi shkencor nëpërmjet një mësimi cilësor të lëndës së biologjisë“.
2. Pjesa praktike (rreth 180 minuta me pushim)
- Seminar mbi temën: „Qyteti qelizë – Modele në mësimin e biologjisë“ – Orë mësimore mbi bazën e orientimit drejt kompetencave.
Në këtë pjesë studentët
do të punojnë në grupe pune temën „Qeliza bimore dhe shtazore“ dhe do të
prezantojnë rezultatet e punës së tyre. Bazë e seminarit është ndërtimi i
modelve
- Seminar mbi temën: „Si përfundoi Taraxum mbi çatinë e shtëpisë“? – Egg Race, metodë moderne qëçon në aktivizimin gjithëpërfshirës të nxënësve.
Në këtë pjesë studentët
do të punojnë në grupe pune temën: „Shpërndarja e frutave dhe e farave“ dhe do
të prezantojnë rezultatet e punës së tyre. Bazë e seminarit është një konkurs
Ø Learning Outcomes
Në përfundim të këtij seminari studentët do të jenë në gjendje të:
- Karakterizojnë fushat e kompetencave në lëndën e biologjisë; - Të përshkruajnë shembuj të koncepteve bazë në biologji dhe të sqarojnë se përse të mësuarit mbi konceptet bazë ndihmon në formimin shkencor të nxënësve; - Të sqarojnë se çfarë rëndësie ka të mësuarit në kontekste dhe të japin shembuj të konteksteve të sakta dhe motivuese në mënsimin e bilogjisë; - Të sqarojnë se çfarë përmban Scientific Literacy (formimi bazë shkencor) dhe të analizojnë sse nëçfarë raporti qëndron ky i fundit me mësimin e orientuar nga kompetenzat; - Të përshkruajnë dhe të analizojnë se si zhvillohet një mësim cilësornë lëndën e biologjisë.
Shënim: Pjesa teorike mund të përcillet në një publik të gjerë. Për një zhvillim të mirë të punës praktike kërkohet një pjesmarrje prej maximum 25 – 30 studentësh. Nëse ka më shumë pjesmarrës, atëherë kërkohet një strukturë tjetër e temave praktike.
Nürnberg 17.09.2015
Dr. Rezarta Reimann Head of Research Agenda & Nehemiah Gateway Forum
|