Udhëzues për regjistrimin në provimet e sezonit të veçantë

Përpara se të keni mundësi të plotësoni formularin, ju duhet të jeni hapur më parë adresën tuaj @fshnstudent.info. Për të hyrë në postën tuaj elektronike, klikoni këtu

Në rast se përpiqeni të plotësoni formularin pa hapur postën tuaj elektronike paraprakisht, formulari nuk do shfaqet:


Edhe në rast se jeni futur në një llogari Gmail, por jo në atë emri.mbiemri@fshnstudent.info, përsëri nuk do keni të drejta të shihni ose të plotësoni formularin: 


E vetmja mënyrë për të plotësuar formularin, është futja më parë në postën tuaj elektronike @fshnstudents.info. Nëse nuk e keni hapur kurrë llogarinë dhe keni vështirësi, lexoni më parë udhëzuesin për të hyrë në adresën e postës elektronike.

Pasi të jeni futur me sukses me adresën tuaj përkatëse, në ekran do ju shfaqet një pamje e ngjashme:


Plotësoni çdo fushë të detyruar, zgjidhni vetëm njërën nga mundësitë për provimin e parë, dhe një ose asnjë për provimin e dytë. 
(Ju nuk mund të jepni më shumë se dy provime në këtë sezon.) 

Shënim: Nëse edhe pasi jeni loguar, përsëri nuk ju shfaqet formulari, provoni ta hapni faqen nga një web browser i ndryshëm nga Internet Explorer (Chrome, Firefox, Safari, ose Opera).

Pasi e keni plotësuar formularin, shtypni butonin Submit

Nëse formulari është plotësuar saktë, në ekran do t'ju shfaqet: