Udhëzues për të hyrë në adresën e postës elektronike

Fakulteti i Shkencave Natyrore ka krijuar për të gjithë studentët postën elektronike me adresë emri.mbiemri@fshnstudent.info, ku emri dhe mbiemri janë përkatësisht emri dhe mbiemri i studentit.

Për të hyrë në adresën e postës elektronike mjafton të klikoni në linkun përkatës në faqen kryesore të fakultetit. (shih më poshtë:)

Shenim: Nqs dhe ne perfundim te procedures perseri keni probleme me hapjen e e-mail tuaj, ju lutem na kontaktoni ne adresen e-mail:SUPPORT@FSHN.EDU.AL


Pasi të klikoni në ikonën e postës elektronike, do t'ju hapet faqja e login-it, ku duhet të vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj. 
Vendosni tek kutia e Usernameemri.mbiemri  dhe tek kutia e Password: Student123$ .


Pasi të klikoni Sign in, serveri do t'ju kërkojë të ndryshoni fjalëkalimin.
Vendosni fjalëkalimin tuaj në vend të Student123$.
Adresa e postës elektronike është e bazuar në serverat e Google dhe si e tillë ka të njëjtën mënyrë perdorimi si adresat e Gmail.


Ju mund të hyni në adresën e postës elektronike edhe duke shkuar në adresën e Gmail:

Kur t'ju hapet faqja e Sign in, vendosni tek kutia e username emri.mbiemri@fshnstudent.info dhe tek kutia e password fjalëkalimin tuaj.
Kujdes, në këtë rast username do të jetë adresa e email emri.mbiemri@fshnstudent.info, jo vetëm emri.mbiemri.



Fakulteti i Shkencave Natyrore në bashkëpunim me Google sjell për të gjithë studentët Google Apps for Education: një grup programesh të bazuara në Web: Mail, Docs (që përfshin document files, spreadsheets, presentations), Calendar, Talk dhe Sites. Të gjitha këto programe ofrojnë mundësi të mira për bashkëpunime dhe punime në grup.


  • Ju ofrohen 25 GB të lira në dispozicion për emailin tuaj, që është disa herë më shumë nga sa ofrojnë adresat standarte të Gmail (7 GB). 
  • Mund ta aksesoni llogarinë tuaj nga çdo kompjuter, kudo, për të marrë postën elektronike, për të kontrolluar kalendarin ose për të punuar në një dokument. Gjithçka që ju nevojitet është akses interneti dhe Web browser. 
  • Nuk i humbni kurrë të dhënat, edhe nëse kompjuteri ju bllokohet, humbet ose dëmtohet. E gjithë puna juaj ruhet në serverat e sigurt të Google.
Jeni të këshilluar ta përdorni këtë adresë të postës elektronike për komunikim gjatë gjithë studimeve tuaja në Fakultetin e Shkencave Natyrore.