Arjana Kraja Ylli, Prof. Ass. (27.10.2000) dhe Doktor i shkencave (11.04.1996) është punonjëse pranë Departamentit të Bioteknologjise, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti e Tiranës. Fushat e kërkimit ne të cilat punon janë: Gjenetika e mutacioneve te induktuara,Vlerësimi i biodiversitetit nё sistemet ujorë nëpërmjet indikatorëve mjedisore,, Vlerësimi i cilësisë se ujërave dhe tabanëve nënujore, Efekti i streseve ekstremale ambientale dhe bimët indikatore. Pjesëmarrëse në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka qene koordinatore e dy projekteve ndërkombëtare ne fushën e gjenetikes se mutacioneve te induktuara dhe një projekti kombëtar ne fushën e monitorimit te lagunave si dhe pjesëmarrëse ne projektet e Intereg II dhe Intereg III. Bashkëkrijuese e një kultivari te ri të grurit Ni_792 nga metagjeneza kimike, i regjistruar në Katalogun Kombëtar te Varieteteve te rinj (me autore krijues Mentor Përmeti dhe Arjana Kraja, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akademia e Shkencave) në bazë të Vendimit te Komisionit Shtetëror për certifikimin e varieteteve: No.3 date 30.11.1996, dhe aprovimin nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit me urdhër No.28 date 13.07.2000. Në Dhjetor 2011 u raportua regjistrimi i kultivarit te ri në katalogun ndërkombëtar të kultivarëve të rinj të trajtuar me metagjeneze të Agjencisë Ndërkombëtare te Energjisë Atomike, Vienë, Austri. Ajo është lektore për një periudhe 15 vjeçare dhe titullare e disa lendeve, si dhe udhëheqëse shkencore e doktoraturave, dhe diplomave master.
Gradat dhe titujt akademikë
Doktor i shkencave, Tema: ” Përdorimi i Mutagjenezës kimike te kultivarëve gruri i bute vendas, studimi i parametrave biomorfologjike e fiziologjike te tyre dhe fitimi i individëve mutante me interes për kultivimin bimor.”, Periudha: 1991-1996 , Nr. i diplomës 71, Nr. Rr. Themeltar 3535, dt 11.04.1996
Prof. Ass. dhënë 27.10.2000, Nr. i diplomës 116, Nr. i regjistrit 4600, Komisioni i Kualifikimit Shkencor, Këshilli i Ministrave
Lëndët:
Monografi
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Raporte Teknike:
Fushat e interesit:
Projekte: